Top News - Georgina në Venecia/ E veshur nga stilistja shqiptare

2020-12-04 1

Mes shumë yjeve botërorë në Festivalin e 77-të të Filmit në Venecia ishte e pranishme edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.


Modelja 26 vjeçare shkëlqeu mbrëmjen e së enjtes e veshur me një fustan të zi bust, dhe të gjithë meritat i shkojnë një stilistije shqiptare.

Veshja e Georginës është dizenjuar nga Lia Stublla, e cila ka publikuar edhe fotot e bukuroshes argjentinase në llogarinë e saj në Instagram.

?Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjushën e bukur Georgina. Faleminderit shumë edhe një herë që besove në punën tonë, ti i bën fustanet tona të shkëlqejnë ndryshe,? shkruan stilistja në postim.

Veshja e Rodriguez është vlerësuar edhe nga DailyMail, që e ka cilësuar atë si ?mahnitëse?. Kujtojmë se Georgina është veshur edhe më parë nga Lia Stublla, kur prezantoi Festivalin e Sanremos në shkurt të këtij viti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GeorginaRodriguez#Venecia#TopChannel

Free Traffic Exchange