http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për tre vite rresht çdo fermer që operon në fushën e blegtorisë do të mund të përfitojë fonde nga ministria me qëllim zgjerimin e investimit. Në Çajup në Gjirokastër ministri Bledi Çuçi inspektoi një nga fermat më të mëdha në vend e cila u zgjeruar pasi përfitimit të 12 milionë lekëve nga ministria.?Ky është qëllimi jonë, që të ndihmojmë fermerët të rriten vit pas viti në mënyrë që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorit të blegtorisë, i cili për hir të së vërtetës ka pasur vështirësitë e veta. Për nga natyra ky është një nga sektorët më të vështirë. Prandaj ne e fokusuam ndihmën nga buxheti i shtetit në rreth 70% për blegtorinë, me qëllim që krijojmë një moment të ri të ngritjes së këtij sektori. Ne do ta shtrijmë këtë skemë në 3 vite?, tha ministri ÇuçiAplikimi bëhet në portalin E-Albania dhe sipas ministrisë ai kryhet me zero dokumenta. Në të gjithë vendin kanë përfituar rreth 5 mijë fermerë. Subvencionet këtë vit, për fermat me jo më pak se 70 krerë dele ose dhi ishin në vlerën 1 200 lekë të reja për krerë. Ndërsa për fermat me jo më pak se 5 krerë lopë, ishin në vlerën 10 mijë lekë të reja për krerë.