Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme takimet konsultuese me krerët e partive politike në vend për të përcaktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 2021 brenda periudhës 15 prill deri më 15 maj. Opozita kërkon 18 prillin për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa socialistët duket se janë të hapur për çdo lloj date përveç 2 majit, kur festohen Pashkët, duke ia lënë në dorë në këtë mënyrë opozitës përcaktimin e saj.