Veliaj: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk presim fushatën për premtimet

2020-12-04 0

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe njëherësh drejtuesi për Tiranën i PS-së për fushatën zgjedhore ka thënë se PS nuk pret vitin elektoral për të mbajtur premtimet që ka bërë, por i përvishet punëve që t'i realizojë sa më parë. Në një lidhje direkte me Report Tv, Veliaj tha se disa nga sfidat që PS ka në këtë periudhë lidhet me procesin e rindërtimit ku do të hyjnë në shtëpi 1000 familjet e para brenda këtij viti dhe nisja e ndërtimit të dy lagjeve të reja në Tiranë.

"PS është një nga partitë më të disiplinuara dhe nuk besojmë se fushata është bixhoz, ne besojmë në një parti që i fillon punët mbarë dhe bën një llogaritje të punëve që janë bërë, të kritikave dhe parregullsive. Është më mirë ne takohemi dhe se si ecin punët. Disa bashki kanë në fokus rindërtimit dhe disa sapo kanë dalë nga një sezon turistik nga më të çuditshmit për shkak të pandemisë. Pra i jemi përveshur punës për të fituar mandatin e tretë", tha Veliaj.