Dyert e shtëpive mbajnë brenda tyre dashurinë më të madhe, por herë herë edhe dramat më të mëdha. Aty ku duhet të mbizotërojë oazi i ngrohtë i familjes, jo rrallë herë, mbizotëron makthi i një burgu.
Marsela është një vajzë nga Peqini e cila u martua 16 vjeçe ndërsa shumë shpejt jeta e saj thuajse ende fëmijërore ra pre e bashkëshortit dhunues. Ardhja në jetë e fëmijës do të bënte edhe më të dhunshëm bashkëshortin ndërsa Marsela do të përjetonte një dhimbje edhe më të madhe. Fëmija u diagnostikua me epilepsi dhe autizëm.
Teksa dhuna arriti ekstremin kur bashkëshorti dhe babai i tij tentuan të vrasin nusen e re, Marsela u largua dhe kërkoi ndihmë në polici. Pas dënimit bashkëshorti u kthye sërish edhe më i dhunshëm.
Marsela ka frikë të dalë në rrugë dhe mbi të gjitha s?ka asnjë mundësi ekonomike të ndjekë terapitë e djalit. Madje edhe kempin e fëmijës e merr babai dhunues.
Vajza 23 vjeçare mban mbi supe një histori të madhe dhimbje, tashmë duket se po e braktis edhe shpresa e fundit teksa jeton me pensionin e gjyshes dhe s?ka askënd kujt t?i drejtohet për ndihmë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dhuna#Peqin#TopChannel