Lajme Arkiva - TV Klan 2000
OSBE, Këshilli Kombëtar i RTV dhe shoqata për kulturë demokratike, kanë paraqitur rezultate monitorimi dy javor, të mediave elektronike gjatë fushatës elektorale. Janë 8 televizione dhe tre radio, të cilat janë vëzhguar në raportet e pasqyrimit në përqindje, për mazhorancën, opozitën dhe partitë e vogla. Vërejtjet e monitoruesve u përqendruan në minutazhin e pakët në dispozicion të partive të vogla. Specialet e zgjatura pas edicioneve informative, si dhe komentet në favor të palëve.
Albert Minga:- ?KKRT u ka tërhequr vëmendjen me dokumente shkresore, disa operatorëve radioteleviziv, të cilët japin pak informacion, bëjnë komente emocionale, që i afishojnë krahët subjekteve politike, nuk japin burimin e informacionit dhe as identifikohen vetë si të tillë. KKRT, ka tërhequr vëmendjen se shumë emisione të quajtura, emisione speciale, të praktikuara nga disa operatorë televiziv, janë të orientuara në mënyrë të qartë partiake. KKRT, ka tërhequr vëmendjen se disa operator radioteleviziv, kur organizojnë sondazhe, nuk prezantojnë para audiencës, kriteret për shkallën e vërtetësisë së tyre?.
Diferenca të mëdha në raportet e pasqyrimit të opozitës, kundrejt mazhorancës, vihen re në stacionet ATN1, TV Dardan dhe TV Shijak, ndërsa raporte më të ekuilibruara vihen re në TV Klan, TV Arbëria, TVSH dhe TV Koha. Megjithatë rezultatet e monitorimit, nuk do të ndikojnë aspak në licencimin e mediave elektronike, në mesin e muajit Nëntor./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/