Madhi pas takimit me Metën: Propozova datën 18 prill, i gatshëm për çdo tryezë politike për çështjet

2020-12-04 0

Madhi: Shkëmbyem pikëpamjet tona me Presidentin. Nga ana e Partisë Republkane i ofrova propozimin e partisë për zgjedhjet më datë 18 prill si datën më të afërt. Duke vlerësuar mungesën e gjatë të legjitimitetit të parlamentit në Shqipëri. Presidentit i shpreh vlerësimet dhe bindjen tonë që reforma zgjedhore e cila u bazua në marrëveshjen e 5 qershorit e miratuar nga ndërkombëtaret për të adresuar çdo çështje të reformës zgjedhore unë besoj që kjo ja arriti qëllimin. Do mund të garantohen të plota zgjedhjet e ndershme. Ne i garantuam që do të jemi në pjesëmarrës në çdo tryezë tjetër politike e cila do të adresojë në aspektin teknik vetëm përshtatjen e kodit zgjedhor me ndryshimet kushtetuese që sollën vetëm një të re. Listat zgjedhore të hapura. Çdo përpjekje që do të fuste një agjendë tjetër për diskutim në Parlamentin shqiptar unë do thoja që do kërkonte dakordësinë politike në bazë të skemës së Këshillit Politik.

Free Traffic Exchange