Top News - Kosovë 9 jetë të humbura/ Maqedoni, asnjë vdekje nga covid

2020-12-04 0

9 vdekje janë shënuar në Kosoë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa ka një rënie të infektimeve të reja, që këtë radhë ishin 78. Por edhe pse shifrat që tregojnë përhapjen e sëmundjes janë inkurajuese, bilanci I jetëve të humbura përbën shqetësim. Dy javët e fundit, 123 persona e kanë humbur betejën me Covid 19 në Kosovë dhe viktimat, mësohet të kenë qenë kryesisht të moshës 30 deri në 50 vjeç. Pavarësisht se kushtet në repartin e terapisë intensive brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të mira, numri i vdekjeve vazhdon të jetë i lartë. Për shumë prej pacientëve të infektuar në vend, ka qenë e domosdoshme marrja e oksigjenit. Në Maqedoninë e Veriut sakaq nuk pati asnjë vdekje këto 24 orë. Vendi fqinj shënoi nga ana tjetër 166 raste të reja, nga të cilat shumica në Shkup, Kumanovë e Shtip. Sa i përket rasteve komunave të kryeqytetit, shumë prej rasteve aktive janë në Aerodrom dhe Cair.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Maqedonia#TopChannel

Free Traffic Exchange