#tvora #rtvoranews
Pas takimit që pati me deputetët e grupit parlamentar socialist dhe porositë që u la për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në Elbasan këtë pasdite kryebashkiakët socialistë.
Në takimin me dyer të ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, Rama përballi për dy orë kryebashkiakët socialistë me kritikat e deputetëve.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se përveç një analize të punës së bërë deri më tani nga kryebashkiakët, nga këta të fundit është kërkuar që të jenë forcë mbështetëse për kryetarët e qarqeve për zgjedhjet e ardhshme.
Nga kryebashkiakët është kërkuar që të rrisin shërbimin ndaj qytetarëve dhe forma të shumta investimi.
Qëllimi i kësaj është që të grumbullohen sa më shumë vota për një mandat të tretë.
Rama ka deklaruar se kryebashkiakët janë përgjegjës për humbjen apo fitoren po aq sa drejtuesit e qarqeve.
Pas takimit në Elbasan, kryeministri Rama do të takojë deputetët e Tiranës në selinë e PS-së.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pas-deputeteve-rama-mbledh-kryebashkiaket-socialiste-ne-elbasan/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv