Ora News - Rritet numri i të shtruarve në spitalet Covid, 116 raste të reja dhe 5 viktima

2020-12-04 0

#tvora #rtvoranews

Vijon të mbetet shqetësuese situata me pandeminë në vendin tonë. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 116 raste të reja në 835 testime të kryera për rastet e dyshuara me Covid.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Ndërkohë 5 pacientë nga Tirana kanë humbur betejën me virusin, duke ndërruar jetë.

?Një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare? njoftoi Ministria.

I lartë mbetet edhe numri i të shtruarve në dy spitalet Covid, plot 189 pacientë, duke shënuar një rritje të lehtë nga një ditë më parë. 20 prej tyre janë në terapi intensive, prej të cilëve 8 të intubuar.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rritet-numri-i-te-shtruarve-ne-spitalet-covid-116-raste-te-reja-dhe-5-viktima/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv