http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, mbërriti në Tiranë, për t?ia prezantuar vetë lexuesit librat e fundit. Sepse politikat e kulturës në Kosovë dhe Shqipëri thotë se e kanë braktisur atë dhe vargjet e tij.ÇUN LAJÇI?Njerëzit nuk e dinë çfarë përmbajnë dhe çfarë është ajo dhe hezitojnë ta blejnë. Në mungesë të ministrisë së arsimit dhe kulturës që merren dhe e kanë për detyrë të blejnë prej një botuesi 100 kopje të Sabri Hamitit apo dhe 100 kopje të atij viti të çunit, dhe më pas për t?i shpërndarë dhe furnizuar bibliotekat.?Çun Lajçi nuk erdhi vetëm, por me bastardët, librin që ja dedikon politikanëve. Nga këta të fundit ka të njëjtin zhgënjim si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.ÇUN LAJÇISHKRIMTAR?Bastardët i kam hedhur poshtë në tokë. Bastardët janë krejt kremi politik këtu dhe atje të cilët e kanë zhvat këtë popull dhe po vazhdojnë ta bëjnë në mënyrë akoma më të guximshme.?Pret rikthimin në skenën e teatri, por ndihet më mirë në kostumin e shkrimtarit, se aty çliron inatet, dhe shpreh revoltën ndaj padrejtësive.ÇUN LAJÇISHKRIMTAR?Deshe nuk deshe ti patjetër duhet të dorëzohesh në konceptin regjisorial. e kam thënë prit të ulem dhe të zbraz shpirtin tim në vargje poetike dhe të filloj të shkruaj tregime që i kam shkelur shumë dhimbshëm në jetën time.?Kjo vjeshtë do ta rikthej sërish në kinematografi, në një projekt të madh, por që do të zbulohet në kohën e duhur.