I infektuari u hodh nga kati i 4 i 'Shefqet Ndroqit', Rakacolli: Kanë nisur hetimet për rastin

2020-12-04 0

Mira Rakacolli foli edhe për rastin e vetëvrasjes së 65-vjeçarit Hasan Mira duke u hedhur nga kati i 4-të i spitalit "Shefqet Ndroqi", duke u shprehur se ai ka qene i shtruar prej 24 orësh dhe merrte mjekim dhe konsulta psikiatrike. Rakacolli sqaroi se të gjithë të infektuarit marrin mjekim edhe për problemet e tjera që paraqesin si problemet mendore, diabeti, zemra dhe kjo behet në konsulta me mjekët specialist për rastet që pacientët paraqesin.

Rakacolli tha se në lidhje me vetëvrasjen e 65-vjeçarit kanë nisur hetimet dhe pritet që ngjarja të sqarohet në ditët në vijim.

"Pacienti ka qenë prej 24 orësh i shtruar dhe i është ofruar ndihmë për simptomatologjinë dhe ankesat që paraqiste situata e tij. Kanë nisur hetimet, se si ka qenë situata, a ka qenë adekuat mjekimi dhe si ka qenë asistenca, që do të sqarohen në ditët në vijim. Ata marrin mjekimin e tyre, përveç COVID dhe situatën që ata paraqesin, siç marrin mjekim dhe ata për diabetin, apo sëmundjet e zemrës. Marrin mjekim specifik për sëmundjen që kanë. Spitalet komunikojnë me njëri tjetrin dhe janë marrë edhe konsulta psikiatrike", tha Rakacolli.