Kryetari i baskisë, Erion Veliaj ishte sot në Shkozë, ku po rehabilitohet blloku ?Disha? dhe po rikonstruktohen 38 rrugë, rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve, vendosja e ndriçimit LED, si dhe trotuare.
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur, që flet më shumë se çdo shashkë.
?Kam një propozim: Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë dhe duhet të udhëheqë fushatën e Tiranës, sepse nuk mund të kërkosh punën e Edi Ramës, pa u ballafaquar njëherë me punën që kishe në Bashki. Pa u ballafaquar me bilancin e punës që ka bërë, asnjë nga ne nuk kërkon dot një punë tjetër sepse nëse ke dështuar te puna që kishe, punëdhënësi tjetër të thotë: si mund të të marr unë ty kur ke dështuar një herë dhe të bëj suksesin tim? Për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë?, theksoi Veliaj.
Veliaj iu përgjigj edhe pretendimeve të PD-së për çekun e bebeve.
?Sot qeveria jep 400 mijë lekë për bebin e parë, 800 mijë lekë për bebin e dytë, 1 milionë e 200 mijë lekë për bebin e tretë. Kurse bashkia e plotëson edhe me një shportë me produktet bazë që i duhen një familjeje të re për ditët e para, pasi lind fëmija?, sqaroi me tej ai.
Veliaj siguroi se angazhimi si drejtues politik në Tiranë, do të rrisë praninë e bashkisë dhe do të dyfishojë punët.
?Kam një sqarim për qytetarët dhe të gjithë ata që ndihen të shqetësuar se prej angazhimit tim politik, edhe drejtues politik i Bashkisë së Tiranës, puna do të zvogëlohet. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Puna do të dyfishohet sepse do të jemi më prezentë, jo vetëm me strukturat tona bashkiake, por edhe me strukturat tona politike. Kjo do të thotë se do të marrim më shumë informacion dhe do të bëjmë më shumë punë?.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#ErionVeliaj#TopChannel