Top News - Veliaj sfidon Bashën/ Zgjedhjet, të kandidojë në Tiranë!

2020-12-04 0

Kryebashkiaku Veliaj i ka bëre thirrje Lulzim Bashës të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Tiranë dhe të ballafaqohet me bilancin e punëve në kryeqytet.

?Kam një propozim: Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë dhe duhet të udhëheqë fushatën e Tiranës, sepse nuk mund të kërkosh punën e Edi Ramës, pa u ballafaquar njëherë me punën që kishe në Bashki. Pa u ballafaquar me bilancin e punës që ka bërë, asnjë nga ne nuk kërkon dot një punë tjetër sepse nëse ke dështuar te puna që kishe, punëdhënësi tjetër të thotë: si mund të të marr unë ty kur ke dështuar një herë dhe të bëj suksesin tim? Për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha duhet të kandidojë në Tiranë?

Keto deklarata kreu i Bashkise te Tiranes i beri gjate inspektimit te punimeve per rehabilitimin e bllokut ?Disha? në Shkozë., ku përfshihet rikonstruksioni nga e para e 38 rrugëve, rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve, vendosja e ndriçimit LED etj.

?Kjo është prova se punojmë njësoj, si në Rrugën e ?Durrësit?, si në rrugën ?Disha?; pra, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Ka qenë një vit i vështirë, i jashtëzakonshëm, sepse brenda vitit përjetuam dy tërmete dhe pandeminë, por është fakt se nuk kemi hequr dorë nga asnjë investim. Fakti që kthehemi sot me kokën lart dhe takojmë po ata banorë, që i kemi takuar para 1 viti, të cilët na thonë e mbajtët fjalën, flet më shumë se çdo shashkë.

Veliaj shfrytezoi rastin t?i pergjigjej edhe akuzave te PD nje dite me pare ne lidhje me cekun e bebeve, duke kujtuar se ne kohen e PD mungonte, ka shtuar se qeveria vijon me dhenien e ketij bonusi per prinderinjt e rinj, kurse bashkia e plotëson edhe me një shportë me produktet bazë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#LulzimBasha#TopChannel

Free Traffic Exchange