Takimet elektorale ne Peqin te Partise Socialiste dhe te Djathtes se Bashkuar (21 Shtator 2000)

2020-12-04 3

Lajme Arkiva 2000
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ka kërkuar në një miting elekoral, votën e banorëve të Peqinit. Partia Socialiste theksoi ai do t'i sigurojë Peqinit ujë, drita, rrugë dhe institucione kulturore. Ndërsa kandidati socialist Skënder Lubani, kërkoi nga banorët e Peqinit që të zgjedhin kryetar bashkie njeriun e punës. Më pas sekretari i përgjithshëm ka vajtur në Rrogozhinë ku mesazhi i tij ishte paqe dhe fitore për Partinë Socialiste.
Kandidati socialist Xhavit Halili i ka kërkuar banorëve të Rrogozhinës që të votojnë për Partinë Socialiste në mënyrë që partia t'i shërbejë qytetarëve.
E Djathta e Bashkuar Shqiptare, dega Kavajë ditën e martë pasdite zhvilloi takimin për prezantimin e kandidatit të saj për kryetar bashkie për Kavajën, Idajet Dedej. Takimin e hapi kryetari i degës së kësaj partie Fatbardh Pushi. Në fjalën e tij ai nënvizoi se kandidati ynë për kryetar partie është më i miri ndër më të mirët, më i afti ndër më të aftët dhe më i ndershmi ndër më të ndershmit.
Kandidati Dedej premtoi se Kavaja do të emancipohet dhe do të ridimensionohet me të gjitha vlerat dhe traditat e saj./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/