Sali Berisha: Regjistrimi i votuesve duhet te mbyllet 24 ore para zgjedhjeve (21 Shtator 2000)

2020-12-04 0

Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar sot hapur se nuk do të njohë një rezultat humbës në këto zgjedhje pasi në listat e votuesve mungojnë 30-40% e njerëzve.
"Unë ju deklaroj ju këtu se me një gabim 40% apo 30%, asnjë proces nuk është i vlefshëm. Këtë jua deklaroj me përgjegjësi të plotë. Çdo njeri që njeh abc-në e statistikës e ka shumë të qartë plus minusin e një gabimi. Kur gabimi bëhet statistikisht i rëndësishëm, asgjë më nuk është e vlefshme. Unë i garantoj zotërinjtë e planit famëkeq Meta-Nano, se kanë bërë aktin më të shëmtuar dhe të korigjohen me shpejtësi. Përndryshe Partia Demokratike do të jetë e detyruar t'i kundërvihet në mënyrë legjitime të gjithë këtij procesi."
Gjithsesi Berisha deklaroi se PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet dhe se nuk është e interesuar për shtyrjen e tyre. Berisha ka kërkuar që të njihen vetëm listat e trojkës të paguara nga PNUD dhe të firmosura nga Sigurimet Shoqërore dhe punonjësit e Gjendjes Civile dhe regjistrimi të mbyllet vetëm 24 orë përpara votimit.Vetëm kështu tha ai do të dalë e drejta e 74 mijë zgjedhësve për të votuar.
Berisha ka treguar përpara kamerave një material të përgatitur nga Partia Demokratike që sipas tij tregon manipulimet e qeverisë me listat e zgjedhësve. Meqënëse Ambasadori i OSBE-së kërkonte prova tha Berisha, ne ja ku i kemi dhe do t'ja dorëzojmë sa më shpejt./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/