PS, Nano prezanton kandidatet per kryebashkiak ne Lezhe e Laç - (22 Shtator 2000)

2020-12-04 10

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Lezhjanët e kanë pritur kryesocialistin Nano, disa kilometra në hyrje të qytetit. Një ndalesë e shkurtër mes karvanit të gjatë të makinave të simpatizantëve lezhjanë dhe më pas socialistët i janë drejtuar qytetit të besëlidhjes. Një vit më parë kryesocialisti Nano zgjodhi Lezhën për të nisur rikthimin në krye të partisë me mbështetjen e bazës socialiste.

Në mitingun elektoral të organizuar në qendër të qytetit të Lezhës është prezantuar kandidati për kryebashkiak Gjok Jaku. Në këto tre vjet qeverisje në pushtetin qendror, janë investuar për Lezhën 1 miliard e 100 milion lekë, për punët publike janë investuar 520 milion lekë, ndërsa për arsimin 260 milion lekë. Këto shifra, theksoi kryetari Nano, dëshmojnë kujdesin e socialistëve për Lezhën, në kundërshtim me vjedhjen e fondeve nga njerëzit e Berishës në pushtetin vendor.

Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Këto premtime shifra, mund të çmendin edhe trurin e ftohtë të kompjuterëve, por unë jam i bindur, nuk e trazojnë dot më logjikën dhe memorien tuaj në gjithë territorin shqiptar?.

E njëjta pritje si ajo e socialistëve lezhjanë i është rezervuar kryesocialistit Nano, sapo ka hyre në kufijtë e Kurbinit. Karvani i makinave socialiste i është drejtuar Laçit për prezantimin e kandidatit për kryebashkiak Valentin Lleshi.

Fatos Nano, Kryetari i PS:- ?Bashkë me ju, më 1 Tetor, do t?i kthej Laçit hapësirën që meriton, për të qenë ndër qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë. Valentini do të jetë shërbëtori dhe avokati i njerëzve të ndershëm, por dhe prokurori i cilitdo që do të tentojë ta përdor sërish pushtetin e votës tuaj në kurrizin tuaj dhe për përfitime personale, duke zgjedhur për kryetar bashkie një djalë që nderon shoqërinë civile dhe qytetarinë e Laçit?.

Kryetari Nano u tha laçianëve, se periudha e zezë mbaroi edhe për këtë qytet. Ndër projektet e qeverisë, Nano përmendi riparimin e rrugës Laç-Patok, ujësjellësit e rinj, furnizimin me energji elektrike dhe ndërlidhje telefonike. Pas Lezhës e Laçit, turi i socialistëve vijon me Pogradecin dhe Korçën./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/