Sipas një udhëzimi të ministrisë së Shëndetësisë shkollat duhet të dezinfektohen çdo 20 ditë. Por për bashkitë e verilindjes kjo është e pamundur pasi nuk kanë fonde. Gjatë një takimi në prefekturë, bashkitë e Kukësit, Hasit e Tropojës kërkon nga qeveria fonde shtesë për të zbatuar protokollin e sigurisë për COVID-19.