Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Kryeministri Meta së bashku me kandidatin socialist për bashkinë e Tiranës Edi Rama, kanë takuar banorët e minibashkisë 8 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të votojmë, tha Rama, që të garantojmë një 2 Tetor normal dhe një 4 vjeçar normal.
Edi Rama:- ?Tirana të hyjë në atë vazhdë normaliteti, që do ta garantonte vetëm një bashkëpunim solid dhe i sinqertë midis pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore. Ndërsa rivali im e do fitoren thjesht për t?i dhënë shefit të tij një kalë, të cilit ai pastaj t?i hipi dhe të shkojë drejt sheshit Skënderbej, duke u munduar të paraqitet si gjithmonë si Skënderbeu i kohës tonë?.
Akuzat e dëshpëruara të doktor rrumpallës, tha më tej Rama, janë shenjë e humbjes së tij. Kryeshpifësi që qëndron në krye të PD, përfundoi ai, e ka të qartë që është i humbur në zgjedhjet e 1 Tetorit.
Në takim e ka marrë fjalën edhe kryeministri Meta, i cili tha, se këto zgjedhje janë antipodi i ?96, njollë që i rëndon mbi supe Sali Berishës. Meta i është drejtuar Berishës, në qoftë se do të guxosh të ngresh dorë kundër institucioneve, ti dhe cilido politikan tjetër për 100 vjet nuk do të mund të ngrejë më kokën. Në Shqipëri tha Meta, nuk ka më zgjidhje politike, por zgjidhje institucionale e ligjore. Banorët njësisë 8, i ka përshëndetur edhe kandidati socialist për minibashki Genc Tafaji./tvklan.al
Gazetare ? Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/