TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Covid-2 "Shefqet Ndroqi".
Sipas informacioneve, një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit.Mësohet se Hasan Mira rreth 65 vjeç, ishte i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus. Ngjarja është regjistruar rreth 40 min më parë dhe dyshimet paraprake janë gjendja e rënduar psikologjike e 65 vjeçarit nga Klosi, i cili merrte trajtim në këtë spital. Sipas informacioneve, Mira ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të Covid19.