Manastirliu: Gati skenarët nëse tejkalohen 500 pacientë të shtruar në spitale - Vizion Plus

2020-11-05 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dha garanci se qeveria po bën përgatitje për të përballuar shtimin e pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitale.Nga spitali i Fierit, ministrja tha se janë shtuar pajisjet që shpëtojnë jetë dhe janë forcuar kapacitetet e terapive intensive.?Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t?u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG.?Manastirliu premtoi se mjekët dhe infermierët do të kenë gjithmonë mbështetjen e qeverisë. Ajo shtoi se ata do të stimulohen me rritje page dhe bonuse.