Ministri Poci jep urdher te prere: Te mos lejohet me shume se nje miting ne dite (21 Shtator 2000)

2020-11-05 17

Lajme Arkiva 2000
Të mos lejohen më në një ditë më shumë se 1 miting. Urdhri i prerë ka dalë mbrëmë vonë nga ministri i Rendit Publik Spartak Poçi. Ai u është drejtuar të gjithë shefave të komisariteve dhe të drejtorive të policisë në rrethe që të mos japë në asnjë mënyrë leje që të zhvillohet miting elektoral në mesditë. Duket se si shkak Poçi ka marrë rastin e Bulqizës ku dje në të njëjtën shesh, në një hark kohor shumë të shkurtër janë bërë 2 mitingje të liderve politik, Nano dhe Berisha.
Poçi këtë e arsyeton si shkelje ligji , por dhe që mund të krijojë konflikte midis militantëve të partive të ndryshme. Në Bulqizë, dje Nano dhe Berisha kanë shkëmbyer sheshin e qytetit brenda 20 minutave. Gjithashtu Poçi në urdhrin e djeshëm ka kërkuar që brenda ditës së sotme të dorëzohen numrat e plotë të forcave që angazhohen për mbarëvajtjen në fushatë. Të caktohen detyrat përkatëse për ruajtjen në qendrat e votimit si dhe të gjithë policët duke përfshirë dhe ato në shërbim, duhet të votojnë në 1 tetor./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/