#tvora #rtvoranews
Partia Demkratike, akuzoi pronarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Carlo Bolino, se në dy vitet e fundit ka përfituar 7.5 milion dollarë tendera fiktiv në bazë të skemave korruptive. Selia blu zbardhi skemën e pretenduar se si lekët e përfituara nga kompania Web & Communications Development, në pronësi të Igli Gjelishtit transpefrohen me aps në llogaritë e binesit të Bolinos.
Partia Demorkatike, thotë se pas skandalit prej 2.5 miliard dollarë tendera fiktiv në Agjencisë Kombëtare e shoqërisë së informacionit, fshihet Carlo Bolino, pronar i kompanisë mediatike Report Tv dhe Shqiptarja.com.
Ish-deputeti, Endri Hasa zbardhi skemën se si kompania Web & Communications Development, ka marrë me shume se 7.5 miliard lekë tendera ne dy vitet e fundit dhe i ka shpërndarë ato në disa emra.
Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.
Sipas PD, Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.
Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare. Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kjo aferë korruptive sipas ish deputetit Hasa është një provë për strukturën e posacme antikorrupsion për të treguar se është një institucion i pa kapur.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-denoncon-skemen-e-korrupsionit-qeveria-rama-1-miliard-leke-ne-xhepat-e-carlo-bollinos/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv