Kjo është vetëm një pjesë e videos që ka sekuestruar prokuroria e Pogradecit, që tregon plotësisht momentin kur grupi i Ilir Berberit apo ?Lirit të Rushkës?, i bën bllokadë para gjykatës dëshmitarit Jetmir Muçllarit.
Ndërsa ky që po shihni në këtë foto është Ilir Berberi, me disa nga pjesëtarët e grupit të tij, teksa qëndron përballë Jetmir Muçllarit dhe nuk e lejon këtë të fundit të hyrë në gjykatë.
Muçllari, në 10 shkurt 2020 ishte ftuar nga gjykata e Pogradecit për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Mariglen Topuzit të akuzuar për ?Shkatërrim të pronës me zjarr?. Por teksa, Jetmir Muçllari alias ?Çekiçi? ka shkuar për të dëshmuar, në hyrjen e godinës së gjykatës ai është ndeshur me një situatë të paprecedentë. Kjo pasi, Ilir Berberi ose ?Liri i Rushkës?, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit, Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi.
Mësohet se në këtë grup personash ishte dhe Anterio Kaloshi, shoku i Orgest Bilbilit, i akuzuar për dy vrasje në qytetin e Lushnjës. Në pamjet filmike të siguruara nga ?Shqiptarja.com?, dallohet qartë grupi i personave që ka zënë derën e gjykatës së Pogradecit, duke mos lejuar Jetmir Muçllarin alias Çekiçin, që të hyjë dhe të dëshmojë. Biznesmeni Muçllari, shfaqet në video me xhupin portokalli, ndërkohë që prezent janë dhe punonjësit e policisë. Një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar ??nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd??.