Valteri për Report Tv: Murrizi e Hajdari bashkë me një parti të re! Do fitojmë 20 deputetë

2020-11-05 4

Deputeti Halit Valteri për Report Tv thekson se opozita e re do të ketë një parti dhe se Rudina Hajdari do të jetë bashkë me Muslim Murrizin. Ai shprehet optimist se në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë 20 deputetë.

"Ne kemi qenë një grupim deputetësh, por si çdo grupim ka mendimet e tyre, s;kemi qenë një parti që ka pasur një kryetar. Sot po zyrtarizohet dhe po hidhet në treg një partinë të re .Jemi rreth 11 deputetë që do t'i bashkohen në ditët në vijim kësaj lëvizje, për të shpresuar për të shkuar deri në 20. Në fushatë në 12 qarqet besojmë se do të kemi 20 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Unë e di që Rudina Hajdari nuk ka dalë kundër kësaj partie, mund të jete dhe kjo parti ajo që thotë Rudina Hajdari se është shumë shpejt. Ne nuk kemi qenë kurrë të ndarë. Nëse Hajdari ka folur për një parti, unë flas për një parti, Murrizi flet për një parti, besoj se flasim për të njëjtën parti", tha Valteri.