Lleshaj inspektime në Pogradec: U godit një grup shumë i rrezikshëm kriminal - Vizion Plus

2020-11-05 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerësoi punën e bërë nga autoritetet policore në Pogradec gjatë këtij sezoni.Në mënyrë të veçantë, ai nxori në pah goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, siç e quajti ministri.Në një prononcim për mediat, Lleshaj tha se edhe siguria gjatë sezonit turistik është siguruar.?Opinioni publik është njohur me një ngjarje të rëndë, e cila u shoqërua pastaj me një aksion shumë të rëndësishëm të Policisë që çoi në zbulimin dhe goditjen e një grupi shumë të rrezikshëm kriminal, i cili ka shkaktuar një moment shumë optimist në mbarë qytetin e Pogradecit, për faktin se u godit vërtetë fort dhe shpejt një grup i ndërlikuar kriminal. Shohim me kënaqësi se masat e marra edhe në funksion të shërbimeve të tjera policore, në funksion të menaxhimit të sezonit turistik, të masave të marra për policimin në komunitet dhe po ashtu masat e marra për ofrimin e shërbimeve online janë në rrugën e duhur.?Gjatë ditëve të fundit, në hotelin ?Voloreka? në Pogradec u qëllua me breshëri plumbash, duke terrorizuar edhe turistët.