Presidenti Ilir Meta një ditë pasi u ka dërguar një ftesë kryeministrit Edi Rama dhe kreu të PD-së Lulzim Basha për të diskutuar lidhur me datën e zgjedhje, nuk ka preferuar të thotë një datë që ai e mendon si të mundshme.
Meta ka deklaruar se data e zgjedhjeve 2021 do të caktohet pasi të konsultohet me të gjitha palët politike.
?Data e zgjedhjeve do të dëgjoj të gjitha palët politike. Nuk mund të themi asnjë. Do të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe do flasim me siguri. Kam kërkuar takim me përfaqësuesit, përfshirë edhe kreun e Komisionit të Integrimit Europian.?
Për sa i përket mesazhit të Ambasadores së SHBA, Yuri Kim ku kërkonte që krerët e partive të mbajnë përgjegjësi për kandidatët, Meta u shpreh: Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminale dhe të korruptuar që duan të mbajnë peng funksionin e shtetit ligjor.
Ndërkohë Presidenti i pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e zgjerimit me 12 milje në det të Greqisë ka thënë se vijon të mbajë qëndrim kushtetues dhe ligjor. Ai ka bërë thirrje që të gjithë duhet të bëjnë kujdes me deklaratat e tyre, pasi një ditë mund të përdoren kundër Shqipërisë.
?Mendoj se sjellja ime do të jetë shtetërore, kushtetues, ligjor dhe e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre sidomos në publik. Dhe të mos bëjnë deklarata që mund të përdoren në dëm të Shqipërisë.? tha Meta.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#EdiRama#TopChannel