Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Gjykata e Faktit Sarandë, ka vendosur masën e arrestit me burg për katër nga gjashtë të huajt të akuzuar për trafikun e koraleve dhe një nga dy shqiptarët e ndaluar katër ditë më parë në këtë qytet. Të huajt tre francezë dhe një italian, u akuzuan zyrtarisht për vjedhje dhe trafikim të koraleve, të konsideruar pasuri kombëtare. Ndërsa shtetasi shqiptar Artan Demiri, u akuzua si bashkëpunëtor në këtë krim.
Gjykata liroi nga akuza duke lënë të lirë dy të huajt e tjerë, një italian dhe një vajzë franceze, si dhe një shqiptar tjetër. Të akuzuarit u ndaluan katër ditë më parë nga policia e Sarandës, pasi dyshoheshin për vjedhje në grup të koraleve të kuqe në fund të detit Jon, në hapësirën e kanalit të Korfuzit dhe brigjeve të Sarandës.
Ndalimi i grupit të parë të të akuzuarve nga drejtësia shqiptare për vjedhjen e pasurive nënujore, ndodhi në një nga hotelet e lagjes numër 4 të qytetit të Sarandës. Në momentin e ndalimit, të akuzuarve iu gjetën në dhomat e hotelit 57 kg korale, si dhe pajisje të tjera profesionale për grumbullimin e tyre në fund të detit./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/