Makarona me karçof
Përbërësit:
400 gr makarona ( pa gluten)
2 kavanozë me karçof
100 gr pançetë
½ qepë
1 karrotë
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
4 lugë gjelle Parmixhano ( të grirë)
Përgatitja:
Presim imët qepën dhe karrotën. Ngrohim vajin shtojmë qepën dhe karrotën e grirë dhe I kaurdisim mirë deri sa në tigan të mos ketë më lëng. Kullojmë mirë karcofin dhe shtojmë në tigan e kaurdisim për 2-3 minuta. Në një tigan tjetër thekrrojmë pancetën. Ziejmë makaronat aldente aq sa minutazhi shkruhet në etiketë I kullojmë dhe I shtojmë në tigan ku kemi pancetën shtojmë sipër karçofin e përzjerë në qepë dhe karrotë I presim me pak parmixhano dhe I servirim duke I spërkatur në pjatë me pak vaj ulliri nga shishja