TIRANË- Partia Demokratike ka zbritur në terren, në zonat e prekura nga tërmeti! Fushë Miloti është ndalesa e tyre e radhës. Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte në banesën e shkatërruar të Viktor Gjonit, i cili i tregon problemin e tij se paratë e përfituara nga shteti prej 5 mln lekësh për rikonstruktimin e banesës janë të pamjaftueshme për të.
Ai shprehet se lagështia që mban çadra po i rrezikon jetën gocës së tij, të sëmurë, e cila rrezikon të bëhet azmatike.