Bledi Strakosha ëshë një ndër moderatorët më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të deklaratave të tij në lidhje me tradhëtinë por edhe për shkak të infektimit nga Covid-19.
apo një orë më pak?? u shpreh ai, ndërsa tha që tashmë është i shëruar.
Moderatatori ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes së medias edhe për shkak të deklaratave të tij, pro tradhëtisë, I pyetur nga prezantuesja Katerina Trungu se si mund të jesh edhe romantikë edhe tradhëtar ai u shpreh:
?? Unë jam natyrë shumë romantike absolutisht, megjithatë jam një njeri që dua ta shijoj jetën në të gjithë dimensionin e vet dhe jam natyrë shumë e qëndrueshme përsa I përket marrdhënieve si profesionale, si miqësore edhe dashurore por në kuptimin fizikë unë tradhëtoj. Nevojat fizike të njeriut janë nga më të ndryshmet, janë edhe të nxitura edhe nga faktorë të ndryshëm sic mund të jenë stimuluesit alkoolik po themi, në momentin që jemi në një Club nate mungesa fizike e personave që do kështu që në kuptimin fizik unë tradhetoj por në kuptimin shpirtëror nuk tradhëtoj dhe kjo mendoj që më bën romantikë?? është shprehur ai.
Përsa I përket sërish kësaj teme, I pyetur se cfarë mendojnë prindërit e tij për këtë çështje ai tha:
?? Familja ime gjithmonë ka respektuar hapsirat e mija dhe zgjedhjet e mija, të thëna ose të pathëna, Kjo pjesa e faktit që unë e theksoj tradhëtinë, në hapsira televizive nuk është dhe kaq naïve , është edhe pak e qëllimshme, për të ironizuar këtë realitetin në të cilin jetojmë, ku shumë njerëz hiqen si ciftet ideale ndërkohë që ne nuk dim asgjë se cfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, të gjithë tradhëtojnë dhe hiqen pastaj si shenjtor. Unë nuk jam shenjtor, jam njeri, jam mëkatar .