Report TV -Epidemiologu: Virusi është ende prezent, duhet të jemi vigjilentë

2020-11-05 1

Shtatori shënon muajin e 6-të që vendi ynë po përballet me epideminë covid-19, muaj këto që janë shoqëruar me rritje të shifrave të rasteve pozitive me koronavirus e fatkeqësisht edhe me humbje jete. Por pikërisht në këtë muaj do të kemi edhe hapjen e shkollave, duke rikthyer kështu pas një shkëputje që prej muajit mars, nxënësit në bankat e shkollës.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, tregon për "Report Tv" se fillimi i shkollës do të monitorohet me shumë kujdes, por nuk pritet që të ketë cudi në shifra.

?Fillimi i shkollës është evenimenti më i madhë që ne padiskutim do e monitorojmë me shumë kujdes por të paktën në gjykimin tim si epidemiolog mund të them që nuk pres ndonjë cudi përsa i përket shifrave. Bazuar në shifrat e deritanishme, mund të them që rastet ose personat e infektuar zyrtarisht nën moshën 20 vjec përbejnë më pak se 2% të gjithë rasteve. Frikë është transmetimi i virusit nga nxënësit e shkollave në shtëpi tek gjyshërit e tyre dhe këtu duhet të jemi të kujdesshëm,?- u shpreh epidemiologu.

Situata deri më tani paraqitet e menaxhueshme sipas epidemiologut, pasi sistemi shëndetësor vijon të jetë në funksion, ndërsa dita ditës mjeku i familjes ka marrë rolin për këshillimin e qytetarëve.

Sa i përket rastit të 55- vjecarit pozitiv me covid që udhëtoi me autobus drejt pikës kufitare të Kakavijës, epidemiologu shpjegon se lista me të gjitha rastet pozitive depozitohet në Policinë e Shtetit.

?Për të gjithë rastet pozitive, depozitohet lista e tyre në Policinë e Shtetit. Nuk mundet që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë edhe rekomandimet, edhe testimet edhe gjurmimet, edhe këshillimet por edhe monitorimin 24 orë të personave. Prandaj ne themi shumë herë për ndërgjegjësimin e popullatës. Ky është një rast flagrant, i cili në vendet e tjera duke filluar nga Gjermania do ishte sot në burg, nuk duhet të jemi tolerantë kundrejt këtyre individëve?,- tha Dritan Ulqinaku.

Ulqinaku tregon se disa mjek kanë konstatuar një zbutje të virusit.

?Kemi disa raportime nga mjek te cilwt përballen cdo ditë me klinikën e këtij virusi që thonë që ka filluar një lloj zbutje të sjelljes së virusit përsa i përket klinikës. Nuk mund ta themi akoma me gojën plot sepse janë disa konstatime individuale, shpresojmë që të jetë e vërtet por për momentin të paktën nga ajo cka OBSH deklaron mund të them që është i njëti virus i cili ka qarkulluar?,- shtoi më tej epidemiologu.

Gripi dhe COVID janë dy viruse të ndryshme ndaj për këtë vit janë porositur doza shumë herë më të larta për të bërë diagnozën diferenciale.

Covid është një sëmundje tinzare ndaj duhet të ruhemi, thot Ulqinaku.

?Vdekshmëria për hir të vertetës është disi e lartë, nuk kemi pse e mohojmë këtë por mund të themi me plot gojë se kjo është një sjellje individuale e virusit, pra nuk mund të themi se përse në disa individë shkakton një klinikë shumë të rëndë dhe fatkeqësisht kemi edhe raste vdekje, dhe te disa individë të tjerë ndoshta me të njëjta karakteristika sillet ndryshe?,- tha Ulqinaku.

Pë...

Free Traffic Exchange