Zenka përjashton bashkëpunimin me opozitën malazeze: Mund të tërheqin njohjen për Kosovën

2020-11-05 4

#tvora #rtvoranews





Koalicionet kryesore opozitare në Malin e Zi duket se janë pranë arritjes së një marrëveshje për t?i dhënë fund pushtetit 30-vjeçar të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç, duke prezantuar parimet e qeverisë së tyre.

Me një deklaratë të përbashkët, pretendentët e rinj të fronit politik thanë të martën se qeveria e tyre do të përbëhet nga ekspertë, do të jetë demokratike dhe do të zbatojë të gjitha reformat për të mundësuar anëtarësimin sa më të shpejt të vendit në Bashkimin Europian.

I ftuar në një intervistë për Ora News kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka u shpreh se krahu opozitar është i përbërë nga palë proruse dhe proserbe.

Ai thotë se nuk do të pranojë ofertën për të marrë krahun opozitar pasi me retorikat e tyre, mund të arrihet dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Zenka: Kënaqësia jonë e veçantë është që shqiptarët fituan nga një deputet dhe ka ngritje të dukshme të votave nga koalicionet e veta. Sa i përket partisë URA, ato duhet të mendohen mirë se çfarë do të bëjnë, a do kenë orientimet perëndimore apo të tjera.



 Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zenka-perjashton-bashkepunimin-me-opoziten-malazeze-mund-te-terheqin-njohjen-per-kosoven/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv