Top News - Abazoviç, Mali i Zi/ As Sparta Serbe, as Shqipëria e Madhe

2020-11-05 0

Lideri i koalicionit zgjedhor ?E zeza në të bardhë? në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, deklaroi se nuk ka kompromis me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe se ky vend mund të zhvillohet vetëm si shtet qytetar, i orientuar për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Abazovic tha në një konferencë për shtyp në Podgoricë, se statusi i anëtarit në NATO dhe pavarësia e Malit të Zi janë të padiskutueshme. ?Nga këto postulate nuk do të lëvizet asnjë milimetër. Kush nuk e do një shtet të tillë, nuk mund të jetë partner i koalicionit ?E zeza në të bardhë?. Mali i Zi nuk do të bëhet kurrë Sparta Serbe, as krahinë e Shqipërisë së Madhe, as e Serbisë së Madhe, as e ndonjë shteti tjetër", tha Abazovic - i cili është shqiptar . Fronti Demokratik, një nga anëtarët e koalicionit opozitar ?Për ardhmërinë e Malit të Zi?, që, sipas rezultateve paraprake, ka fituar shumicën e mandateve, e ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka thënë se do ta rishikojë këtë çështje kur të marrë pushtetin. I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Europa e Lirë nëse marrëveshja e tri koalicioneve, përfshirë ?Të zezën në të bardhë?, parasheh që të mos ketë diskutim për statusin në NATO, Abazovic u përgjigj pozitivisht. ?Këto janë detyrimet tona ndërkombëtare. Nuk mund të ndërtojmë një shtet serioz dhe të mos jemi seriozë në politikën ndërkombëtare?, tha Abazovic, për të shtuar se nuk do të ketë ndryshime në kursin e politikës së jashtme, por vetëm përmirësime të segmenteve të caktuara të saj. Duke komentuar deklaratat e kundërshtarëve të tij, se në koalicion me Frontin Demokratik, do të vërëë në pikëpyetje pavarësinë e Malit të Zi, lideri I lëvizjes Ura u shpreh: ?Do të doja të më shikonte në sy ai malazi që mendon se dikush prej këtyre njerëzve, në çfarëdo mënyre, do ta rrezikojë sovranitetin. Ne kemi luftuar për sovranitet, ne ua kemi kthyer qytetarëve sovranitetin?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel