Privatizohen kater fabrika te prodhimit shqiptar (20 Shtator 2000)

2020-11-05 4

Lajme Arkiva 2000
Procesi i privatizimit të katër fabrikave të prodhimit shqiptar asaj të qumështit "Ajka", fabrikës "Birra Tirana", "Profarma" dhe kantinës "Gjergj Kastrioti" Durrës, në shtyp nuk po kalojnë pa komente. Kështu privatizimi i birrës Tirana nga kompania italiane "Peroni", ka sjellë reagime deri në akuza ndaj qeverisë për marrje rryshfetesh.
Kryeministri Meta i pyetur sot në lidhje me privatizimin e kësaj fabrike është shprehur:
"Edhe privatizimi i "Birra Tirana" është një sukses tepër i rëndësishëm dhe mendoj se gjithçka që është thënë dhe shkruar për këtë çeshtje,është thjesht një fiillim, ka qenë dhe mbetet një presion ndaj qeverisë. Dua të theksoj se qeveria Meta nuk pyet për presione gjoja luftë kundër korrupsionit të cilat kërkojnë të nxisin interesa korruptive."
Ndërsa drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Privatizimit Kozeta Fino, deklaroi sot fituesit e tenderimit për paketat e aksioneve të katër ndërmarrjeve. Për fabrikën e qumështit dhe Profarma në vend të parë është klasifikuar "Aldo Shpk", për kantinën e pijeve u klasifikua oferta e paraqitur nga shoqëria "Rilindja" dhe për Birra Tirana u paraqit oferta nga kompania "Peroni"./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange