Lajme Arkiva 2000
Qyteti i vogël mineral i Bulqizës ka pritur në të njëjtën ditë liderët kryesorë të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Fatos Nano. Megjithatë as Berisha nuk ka patur fatin të shohë takimin e shumëpritur Nano-Berisha. Siparin e mitingjeve në Bulqizë e kanë ngritur rreth orës 12:00 të mesditës socialistët. Kryetari Nano prezantoi kandidaten për kryebashkiake mësuesen Hamdie Beqiri. Njerëzit e Berishës kanë bërë të gjitha përpjekjet të ju izolojnë tha Nano, por pas 1 tetorit ata do të mbeten një kujtim i hidhur.
"Shumëkush e lidh qytetin tuaj vetëm me kromin, ndërsa në kujtesën time dhe gjithë socialistëve shqiptarë Bulqiza është gjithashtu mbrotjtësja e parë e demokracisë kundër pushtetit të papërgjegjshëm të Sali Berishës. Që në vitin 1993 ju kuptuat se recetat e vetme që përdornin njerëzit e Berishës ishin ato që prodhonin vdekje ekonomike dhe vdekje sociale."
Socialistët u premtuan bulqizakëve riaktivizimin e shpejtë të minierës dhe industrisë së kromit. Furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Pas mitingut socialistët janë nisur drejt qytetit të Klosit, ndërsa në Bulqizë kanë vijuar mitingjet elektorale të demokratëve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/