“Lekët i marrin ata me vila”/ Pampuri: Banorët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje - Vizion Plus

2020-11-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Thumanës, një prej zonave më të goditura nga tërmeti, ankohen se janë lënë në mëshirë të fatit.Pranë tyre ishte ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri, e cila tha se qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti për shtëpitë e tyre të shkatërruara.Ndërsa një prej banoreve, Lirie Xhixha tha se po përjetojnë momente depresive prej kësaj situate. Ajo akuzoi se fondet e qeverisë po shkojnë për ata njerëz që kanë vila. ?Pse pikërisht ky shtet të mos na i bëjë shtëpiat ku i kemi. Ne i duam shtëpiat ku i kemi tokat tona. Unë i kam tokë babe. Nuk kam në tokë ngatërresa, kam tokë babe. Jetoj me fëmijë të vegjël në çadra mbi 10 muaj pa asnjë përkrahje. Ne jemi pa shtëpi, jemi në ditë të sikletit jemi në depresion. Ne në vend të na japë dorë shteti,ne na japin shtysën. Në në vend me na vënë dorë shteti, ne na japin çadra, këtu jetojmë në çadra, flihet në çadra? Këtu sot në këtë ditë, në ditën më të shtrejntë, ne po flemë përjashta në verandë me problemet tona që kemi i di krejt shteti, shteti ska bërë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj gjëje! Shkojmë nëpër komuna nuk gjejmë drejtësi, marrin njerëz që kanë vila lekë, pa asnjë gërvishtje kanë marrë lek. Ku jemi ne, ku jemi ne asnjë lek spo marrim, shkoni kontrolloni vilat kanë marrë nga 5 miljon lek dhe nuk kanë asnjë gërvishjtje, po ne kush jemi??Të hënën ishte kreu i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri ai i cili pati një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.Edhe ai u shpreh se qytetarët nuk po shohin asnjë zgjidhje, edhe pse kanë kaluar nëntë muaj nga tragjedia.