Gjovalin Loka ish-sigurims, Lleshaj: Mbaj përgjegjësi për emërimin! Kam vlerësimet maksimale

2020-11-05 2

Me vetëm një fjali, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar akuzat e bëra nga opozita për dy zyrtarët e lartë të Policisë, Gjovalin Loka dhe Artan Shkëmbi, si ish- sigurims. Nga Korça, Lleshaj ka vlerësuar maksimalisht numrin 2 të policisë së shtetit, Gjovalin Lokën, duke thënë se mban përgjegjësi të plotë, pasi ka qenë ai që e ka emëruar.