Lajme Arkiva 2000
Përgjaket superstrada Fushë-Krujë-Milot. Dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë, pjesëtarë të një familje është pasoja tragjike e një aksidenti të rëndë automobilistik në superstradën e re. Vetëm pak ditë pas inagurimit të saj, superstrada e veriut ka shënuar dje aksidentin më të rëndë deri tani si pasojë e së cilit humbën jetën 1 vetë.
Vëllezërit Bashkim dhe Adrian Çela kanë vdekur në vend pas përplasjes së furgonit ku ata udhëtonin me një skodë të ndaluar në krah të autostradës pa lajmëruar rrezikun. Skodës i kishte rënë një gomë dhe shoferi i saj nuk kishte vënë tabelën lajmëruese për ndalim të detyruar. Furgoni ku udhëtonin pjesëtarë të familjes Çela sipas policisë laçjane po ecte me shpejtësi tejet normale dhe në momentin kur ai i është afruar Skodës nuk ka mundur të parakalojë duke u përplasur me të.
Përplasje e cili u mori jetën në vend dy vëllezërve 39 dhe 26- vjeçarë si dhe duke lënë të plasgosur dhe tre anëtarë të tjerë të fisit Çela të cilët aktualisht janë shtruar në Spitalin Ushtarak. Superstrada e veriut, përveç lehtësive të mëdha për rrugë, mbetet ende shqetësues sepse në të kalojnë bagëti, karroca dhe këmbësorë mes makinave me shpejtësi të madhe.
Edhe aksidenti i djeshëm erdhi pikërisht pas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga të dyja palët. Skoda e ndalur në mes të rrugës pa tabelë lajmëruese dhe furgoni që ecte me shpejtësi tejet normales. Megjithatë derisa të sqarohet se kush e kishte fajin, dje janë shënuar viktimat e para të aksidentit më të rëndë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/