KQZ e Kosoves cakton limitin e shpenzimeve te fushates - (19 Shtator 2000)

2020-11-05 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar sot limitin e shpenzimeve të fushatës për të 30 bashkitë e Kosovës, duke u bazuar në shifrat aktuale të votuesve të regjistruar. Organi për zgjedhje, po ashtu ka vendosur rregullat e qeverisjes në bazë të raporteve të financave dhe shpenzimeve, raporte këto që nga të gjithë partitë politike të certifikuara janë dorëzuar.

Limiti i shpenzimeve të fushatës radhitet prej shumës më të lartë që është 112 mijë marka në bashkinë e Prishtinës e deri tek shuma më e ulët që është prej dy mijë marka për të pesë bashkitë ku janë të regjistruar më pakë se dy mijë votues. Limiti i shpenzimeve në fushatë që është bazuar në shifrat aktuale të votuesve vlen për 45 ditët deri në ditën e zgjedhjeve./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/