Lajme Arkiva - TV KLan 2000
Është mbyllur turi elektoral i socialistëve përgjatë bregdetit të Jonit në fshatrat e Dhërmiut, Vunos, Borshit, në qytetet e Himarës, Delvinës dhe Sarandës. Në Himarë, kryesocialisti Nano prezantoi kandidatin socialist për kryetar bashkie Voktor Matu. Nano u kërkoi himarjotëve të mos u besojnë recetave të tërbimit, të doktorit pa shërim. Më 1 Tetor duke votuar për socialistët, zgjidhet vetëm me një kryq kontradikta mes pushtetit qendror dhe atij vendor, i cili nën influencën e urdhrave nga selia e PD-së, ka sabotuar projektet e qeverisë theksoi Nano.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Ne nuk duam më që investimet që jep qeveria për Himarën të mbetet pa u përdorur, apo të përdoren mbrapsht për xhepat e një grupi administratorësh të papërgjegjshëm apo për të pasuruar në mënyrë të paligjshme një grup firmash që shërbejnë politikisht prandaj edhe pasurohen ekonomikisht. Ky ishte regjimi që lamë pas, ky ishte regjimi i Berishës, që unë jam i bindur se edhe në zonën tuaj nuk kthehet dot më?.
Nano u premtoi himarjotëve më shumë shkolla shqipe në Himarë dhe përgjatë bregdetit, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të mos harrojnë gjuhën e nënës. Në Himarë e në Sarandë e në të gjithë bregun sivjet lëvizën 120 mijë turistë, ndër ta 4500 të huaj.
Në sheshin para bashkisë së Sarandës, socialistët prezantuan kandidatin për kryebashkiak Ardian Shehu. Në programin e kabinetit Meta është parashikuar investimi 100 milion lekë për rrugën Sarandë - Butrint - Syri i Kaltër. Turma e gardistëve të Berishës, që dogjën Sarandën i kemi zëvendësuar me turistë, u tha Nano sarandjotëve.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Ju e dini se në ç?pikë e nisëm këtë rrugë dhe së bashku e zhdukëm përfundimisht humnerën bershiane dhe Berishën si gjëmë të këtij vendi. Ne rindërtuam edhe Sarandën që njerëzit e Berishës e dogjën dy vjet më parë. Ne i rikthyem qytetit tuaj, dinjitetin që njerëzit e Berishës tentuan t?ia nëpërkëmbin. Ne zëvendësuam turmat e gardistëve me grupet më të mëdha të turistëve që kanë vizituar ndonjëherë qytetin tuaj?.
Saranda krahas rikonstruksionit të portit detar, së shpejti do të ketë edhe aeroportin e saj. Kryetari Nano duke pasur ndërmend edhe kandidatin Hysen Hysi, ish-socialist dhe i kandiduar si i pavarur për bashkinë e Sarandës tha se një parti moderne ka disiplinën e saj, prandaj elementët që shkelin rregullat dhe statutin ndëshkohen.
Në hyrje të qytetit të Delviës krerëve socialist i është dashur të ndalen përballë vargut të gjatë të makinave të simpatizantëve delvinjotë. Në sheshin e qytetit u prezantua kandidatja për bashkinë Bukurie Meçe. Për Delvinën socialistët premtojnë realizimin e nevojave për ujë të pijshëm, energji elektrike, ndërlidhje telefonike, asfaltimin e rrugëve, më tepër punë dhe zhvillim ekonomik./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen htt...