Demalia: Kanë dashur dhe Berisha e Nanon, por askush si Rama s’ka pasur kontroll absolut mbi median

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews
Organizata Reporterët pa Kufij, ripërsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare për të mos ndërhyrë në linjën editoriale të dy televizioneve Ora dhe Ora News, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e sekuestrimit.

Një deklaratë e organizatës bën thirrje për pluralizëm mediatik, përfshirë edhe të zërave më kritikë.

Publicisti Ilir Demalia në një lidhje me skype për Ora News nga SHBA thotë se të gjitha qeverinë kanë dashur dhe ja kanë arritur të kontrollojnë median, por asnjëra nuk ka pasur kontrollin absolut të saj si qeveria Rama.

Sa i takon shqetësimit të ngritur nga Reporterëve pa Kufij, Demalia thotë se qeveria nuk ndërhyn dot në mënyrë të hapur por e realizon këtë gjë tërthorazi.

Demalia: E reja është se Shqipëria konsiderohet vend ku po shtypet, korruptohet dhe kompromentohet me median e lirë. Lufta me median e qeverisë shqiptare e ka zbritur shumë shkallë më poshtë Shqipërinë. Qeveria e Rilindjes Rama së bashku me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj kanë marrë një kontroll gjithmonë e më të fuqishëm ndaj medias. Klima politike në Shqipëri nuk ka ndikuar kurrë në favor të medias. Edhe Berisha përpara, edhe Nano, kanë pasur të njëjtin qëllim për të kontrolluar dhe kompromentuar median dhe kësaj ja kanë arritur.

Tani Rama ka kaluar çdo cak, asjnë nga qeveritë e mëparshme nuk ka pasur këtë kontroll absolut ndaj medias. Kjo ndihet hapur. Dhe ato media që gjoja janë opozitare por kanë anësinë e opozitës nuk i ndihmojnë klimës së një media të lirë. Kjo u duk dhe në reagimin që pati Shoqata e Gazetarëve dhe shumë media të tjera lidhur me qëndrimin që po mbahet karshi Ora News. Reporterët pa Kufij tërhiqnin vëmendjen se qeveria nuk duhet të hyjë në politikën editoriale të Ora News pavarësisht hetimeve që po bëhen në këto media.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/demalia-e-kane-dashur-dhe-berisha-me-nanon-por-askush-si-rama-ska-pasur-kontroll-absolut-mbi-median/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv