#tvora #rtvoranews
Banorët e fshatit Bajkaj kanë detyruar me argumenta dhe duke u kujtuar votën anëtarët e Këshillit Bashkiak të Delvinës për tu marrë mbështetje në kundërshtimin e projektit për një gurore në zonë. Ata thonë se janë të vendosur për të kundërshtuar projektin që sipas tyre sjell vetëm shkatërrim.
Të vendosur për të kundërshtuar deri në fund projektin për ndërtimin e një guroreje, banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë kërkuar edhe ndihmën e Këshillit Bashkiak.
Në një takim të posaçëm, u argumentuan pse ta do të thotë shkatërrim.
?Është e pafalshme që një biznes guroreje të marrë në qafë 8 mijë hektarë tokë bujqësoire, janë 150 mijë rrënjë ullinj, 200 koshere bletësh, 25 mijë krerë të imëta, 3000 krerë gjedhë. Ku do të shkojnë?.
Ndërsa për ti bindur që të bëhen pale e kundërshtimit të projektit u kujtuan votën.
?Ju jeni ne, ne ju kemi votuar dhe duhet tu kemi në ballë, nuk ju pamë.?
Kryebashkiakja Majlinda Qilimi u përpoq ti sqarojë se ata nuk kanë të drejtë vendimi, por u premtoi mbështetje.
?Jam përcjellëse e një shqetësimi te Ministria e Turizmit?.
Ky qëndrim mori mbështetjen e të gjithë këshillit bashkiak.
?Do të çojmë ndonjë kulçedër tjetër atje dhe atëherë tu vëmë kazmat gjithë zonës.?
Më 19 gusht, banorët e fshatit u përplasën dhunshëm me përfaqësuesit e firmës që kërkon të ndërtojë guroren në vendin e quajtur Qafa e Breshërit.
Banorët i janë drejtuar me një peticion disa ministrive për të mos lejuar atë projektin që sipas tyre do të shkaktonte masakër mjedisore.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kunder-gurores-se-shkaterrimit-banoret-e-fshatit-bajkaj-u-kujtoje-voten-keshilltareve/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv