85-vjetori i lindjes së Maks Velos, antikonformistit të pakohë! Studiuesja: Askush s’i kërkoi falje

2020-11-05 0

E kanë krahasuar me poetin Ezra Pound, dhe rrëfimi për ngjashmërinë ia rrëmbente Maks Velos, një buzëqeshje hokatare. Me flokët e bardhë të pushpuritur, vështrimin qortues, kritik si ai dhe antikonformist. Vendit prej 4 muajsh, i mungon një nga zërat më të rëndësishëm të artit e kulturës. Maks Velo, piktor, arkitekt, publicist, kritik, sot do të kishte shënuar 85-vjetorin e lindjes, por në 7 maj 2020 një sëmundje e rëndë në gjak, ia ndërpreu rrugëtimin fizik. Përjetësinë e gdhendi përmes veprash, si salla e ?Mileniumit?, Pallati ?Kadare?, godina e ATSH-së, shkolla ?Emin Duraku?, stolin e famshëm të Parkut të Liqenit që shënoi edhe skulpturën e parë modern në vend, qysh prej vitit 1963.

15 vite më vonë do të arrestohej për ?agjitacion e propagandë?, me akuzën se inspirohej nga ?Modigliani, Braque-u dhe Picasso-ja, duke iu kundërvënë metodës së realizmit socialist?.