Në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për rastin ?Monstra?. Brendësia e makinës Opel Omega nuk ishte e përlyer- këtë e dëshmoi një ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme, i cili më pas kishte për detyrë të fotografuar dhe dokumentuar automjetin. Ish pjesëtari i policisë tha se ai ka punuar në shumë ngjarje kriminale, por në këtë rast automjeti ishte i rregulluar. Opel Omega është e lidhur me autorët e vrasjes në Liqenin e Smilkovës.
"Është vërtetuar dhe konstatuar ajo që është në shënimin zyrtar, të cilët kanë qenë në sigurimin e automjetit në Vrazhivir, të cilët e kanë përpunuar, e kanë vulosur, kanë bërë fotografim dhe e kanë dorëzuar në Ministrinë e Brendshme. Kemi disa provokime nga mbrojtja, por dëshmitari vazhdimisht ka treguar siç ka qenë", deklaroi Dafina Stojanovska, avokate e të dëmtuarve.