Reporterët pa Kufij: Shteti të mos ndërhyjë në linjën editoriale të RTV Ora e Ora News

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews

Organizata Reporterët pa Kufij, ripërsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare për të mos ndërhyrë në linjën editoriale të dy televizioneve, Ora dhe Ora News, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e sekuestrimit. Një deklaratë e organizatës bën thirrje për pluralizëm mediatik, përfshirë edhe të zërave më kritikë.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e sekuestrimit ndaj televizioneve Ora dhe Ora News, organizata Reporterët pa Kufij u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të mos ndërhyjnë në linjën editoriale.

Të dy televizionet që kritikojnë shpesh kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishin midis 26 pasurive të sekuestruara biznesmenit Ylli Ndroqi me një vendim të 3 gushtit të Gjykatës së Posaçme dhe kërkesë të SPAK-ut. Organizata thotë se Ministria e Brendshme është ngarkuar me administrimin e dy televizioneve dhe zhvilloi një inventar së bashku me policinë e shtetit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/reporteret-pa-kufij-shteti-te-mos-nderhyje-ne-linjen-editoriale-te-rtv-ora-e-ora-news/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv