Një shtetas italian i quajtur Cristino Trapani është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit pasi gjatë kontrollit është konstatuar se po transportonte drogë.
Fillimisht 60-vjeçari është intervistuar në vijën e parë, por pas dyshimeve të lindura është kaluar në vijën e dytë të kontrollit. Më pas, brenda makinës, janë gjetur tre bombula gazi, të cilat brenda mbanin bombula ende më të vogla.