Teatri Kombetar i Prishtines punon me buxhet te ulet - (18 Shtator 2000)

2020-11-05 0

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Teatri Kombëtar i Prishtinës ka rifilluar punën që pas hyrjes së ndërkombëtarëve në Kosovë dhe sot ai përballet me të njëjtat probleme që ka edhe teatri shqiptar. Tashmë stafi i teatrit përbëhet nga 70 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë punuar këtu edhe më parë. Teatri shfaq 3 deri në 5 shfaqje në javë, megjithatë interesimi i artdashësve prishtinas, mund të quhet i ulët.

Bashkëpunimi me Departamentin e Kulturës, pranë administratës civile është relativisht i mirë edhe pse shefat e këtij departamenti kanë aprovuar vetëm 20% të projekteve për sezonin e ri teatror. Stafi drejtues me në krye drejtorin Çelaj ka menduar se zgjidhja më e mirë për teatrin në këtë moment është të shkurtojë stafin e aktorëve të cilët do të paguajnë vetëm për shfaqje të luajtura.

?Departamenti më dha vetëm 20% të buxhetit, mua më duhet që nga fillimi të bëjë një projekt të ri, duke iu adoptuar atij buxheti që më kanë dhënë?.

Deri në Gusht të këtij viti, stafi i teatrit paguhej nga UMNIK-u. Edhe pse interesimi i të rinjve për të luajtur në skena teatrale si aktorë profesionistë është shumë i madh, prishtinasit kanë shumë për të bërë për ta çuar artin vendas në standarde normale./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/