Pas zgjedhjeve në Malin e Zi janë numëruar më shumë se 82% e votave, me partinë e Milo Gjukanoviç që udhëheq me 29 mandate, por fitorja nuk është e sigurtë, pasi partitë e opozitës së bashku me këtë ndarje mandatesh bëhen shumicë. Koalicioni i partive në qeveri ka vetëm 35 mandate. Opozita në Malin e Zi ka shpallur fitoren.
Partia Boshnjake ka 3 mandate dhe Social Demokratët po ashtu. Bie në sy rritja e koalicionit ?Për Ardhmërinë e Malit të Zi? me 27 mandate dhe e të gjelbërve me 4.
Koalicioni ?Paqja është kombi ynë? ka 10 mandate.
Koalicioni Shqiptar ?Njëzëri? ka marrë 1% ndërsa Lista Shqiptare 1.5 %, duke siguruar 2 mandate.
Edhe partitë shqiptare duket se po ia arrijnë qëllimit të fitojnë 2 deputetë, pasi me rezultatet e deritanishme shqiptarët e Malit të Zi do të kenë dy përfaqësues në parlament.