Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa del pothuajse përditë nëpër media shqiptare duke denoncuar çdo tender që zhvillohet në vend si një rast korrupsioni, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Fabian Goçi, biznesmeni 35-vjeçar i disa prej kompanive të naftës në Shqipëri, rezulton të jetë një nga njerëzit kryesorë që furnizon me naftë, benzinë e vajra, institucionet shtetërore të vendit.